Transmetuar më 09-07-2014, 11:23

Regjimi ushqimor është një faktor shumë i rëndësishëm për gjithë ata çifte që po mundohen të ngjizin një fëmijë.

Në këtë drejtim vëmendja nuk duhet përqendruar te femra, por edhe te mashkulli, pasi ushqimet që konsumohen prej tij janë të lidhura ngushtësisht me cilësinë e spermatozoideve. Për të favorizuar një shtatzëni të mbarë dhe të lehtë, janë pesë ushqime që iu ndihmojnë.

Arra- Është njohur për vetitë që ka për të ngadalësuar plakjen e vezoreve të femrës. Krahas kësaj vetie, arra i bënë edhe spermatozoidët e mashkullit më të fortë dhe rezistentë falë acideve yndyrore Omega-3.

Produktet e kosit dhe qumështit– Ndihmojnë veçanërisht femrën, por nuk duhet të jenë të skremuar.

Karotat– Beta karotina që përmbajnë përmirëson cilësinë dhe lëvizshmërinë e spermatozoideve.

Thjerrëzat- Hekuri që përmbajnë, rrit mundësinë e ngjizjes.

Spinaqi– Acidi folik dhe zinku që gjendet te spinaqi, rrit aftësitë riprodhuese të mashkullit./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit