Transmetuar më 09-07-2014, 11:07

Tiranë, 9 korrik 2014, NOA.al- Dy ish-zyrtarë të përfshirë në procesin e legalizimit të ndërtimeve po ndiqen penalisht.

Seksioni i Korrupsionit filloi procedimin penal në gjendje të lirë, ndaj Majlinda B., 55 vjeç, lindur dhe banuese  në Tiranë, ish- punonjëse pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të  Pasurive të Paluajtshme, e cila do të procedohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Krahas saj nisi procedimi penal për Kreshnik Bozhon, 44 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë,  ish Drejtor i Aluizni Drejtoria Rajonale Tiranë.

Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi mbi bazën e informacioneve të Seksionit për Korrupsionit si dhe në Raport Kontrollin e Lartë të Shtetit, ka rezultuar se Kreshnik Bozho, dyshohet se në vitin 2012, ka pajisur me leje legalizimi në shkelje të ligjit, për dy ndërtime pa leje në zonën e Qytetit Studenti Tiranë.

Po ashtu, në vijim këto ndërtime janë regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë në kundërshtim me ligjin e regjistrimit, duke shmangur detyrimet që do të depozitoheshin në këtë institucion.

Në ngarkim të dy ish zyrtarëve materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumentave”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit