
Gjykata e Korçës ka dhënë dënimin prej 33 vitesh e 4 muaj burg për 5 persona të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin vodhën 2,5 mln euro nga një bankë e nivelit të dytë në qytetin juglindor.
Togat e zeza kanë dhënë 14 vjet burg për Blendi Topallin, drejtorin e filialit të bakës së vjedhur, 12 vjet burg për pronarin e lojërave të fatit, Ervin Xhaxhi me akuzën “vjedhje dhe pastrim parash” dhe nga 2 vjet burg për tre bankierët Kimet Hoxha, Julian, Kosho, Loren Ballco.
Ngjarja në fjalë u zbulua në muajin dhjetor, kur ne kuadër te operacionit te koduar ‘Bankieri’ ra në pranga drejtori i filialit të bankës në Bilisht, Blendi Topalli i cili në bashkëpunim me Ervin Xhaxhin mashtronin klientët duke u vjedhur sasi të mëdha parash që në total shkonin në 2, 5 mln euro.
Policia jep detaje për “Bankierin”: 5 në pranga, përvetësuan 2.8 milionë euro
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





