
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka dënuar djegien e flamurit të Maqedonisë gjatë protestës së organizuar në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.
Sipas një njoftimi të presidencës, ky veprim është quajtur akt i papranueshëm.
“Presidentja Jahjaga thekson se përderisa e drejta për të protestuar është e drejtë e garantuar me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësi për çështje të ndryshme, aktet e këtilla të shëmtuara që kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes janë në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet që i kemi përqafuar si shoqëri demokratike”, thuhet në këtë komunikatë.
Presidentja Jahjaga kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





