Transmetuar më 09-07-2014, 08:37

U nis për në Brazil si një tifoze e thjeshtë dhe u kthye në shtëpi, me një kontratë si modele.

Është rasti i Axelle Despiegelaere, një tifoze e re e Belgjikës, e cila gjatë kampionatit botëror të futbollit, tërhoqi vëmendjen mbi vete falë pamjes së saj.

Në shumë nga fotografitë ajo shfaqet duke bërë tifozllëk për skuadrën e zemrës. Por për të një kontratë pune si modele erdhi si surprizë nga kompania e produkteve kozmetike l’Oreal, ku Axelle do të jetë imazhi i saj.

Një ngushëllim i mirë për vajzën bukuroshe, pas eliminimit të skuadrës së zemrës, e cila humbi përballë Argjentinës./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit