
Simptomat e një ekspozimi të gjatë në diell dhe në plazh, janë djegie dhe përcëllim i trupit. Në mënyrë që të merrni ngjyrë pa u dëmtuar sjellim pesë këshilla që janë shumë të vlefshme.
-Lyehuni me krem mbrojtës para se të dilni në rrezet e diellit. Kjo është një mënyrë e mirë pasi ndihmon lëkurën që ta përthith më mirë kremin.
-Merrni rreze dielli gradualisht dhe në mënyrë të moderuar, veçanërisht në ditët e para të pushimit. Kjo këshillë duhet zbatuar me përpikmëri, veçanërisht nga ata persona me lëkurë shumë të bardhë.
-Përdorni dy lloje kremrash, tjetër për fytyrën dhe tjetër për trupin.
-Shmangni ekspozimin në diell nga ora 12.00 deri në 16.00, pasi në këtë hark kohor rrezet e diellit janë më të dëmshme.
-Edhe nëse jeni të nxirë nga dielli, vazhdoni të aplikoni kremin në lëkurë. Në këtë mënyrë e mbroni lëkurën nga rrezet kancerogjene./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





