Transmetuar më 08-07-2014, 20:26

Dhëmbët janë një prej pjesëve më delikate, dhimbja e të cilëve bëhet e padurueshme. Gjëja e parë që këshillohet për të mos i dëmtuar është që ushqimi që konsumohet, të përtypet mirë dhe në këtë mënyrë lehtësohet edhe tretja.

Por në rast se nuk doni që ti dëmtoni dhëmbët, e rëndësishme është që të mos abuzoni me sheqerin, i cili është armiku kryesor i tyre.

Ndër të tjera nuk duhet abuzuar as me kafenë, verën apo ushqime që mbeten në dhëmbë, pasi gradualisht ato ndikojnë për ti dëmtuar.

Nuk duhet lënë pas dore larja e tyre në mbrëmje, pasi gjatë natës masa e akumuluar vepron dhe i dëmton seriozisht dhëmbët. Ngrënia e shpeshtë e kosit natyral, është një mënyrë shumë e mirë për mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit