Transmetuar më 08-07-2014, 19:05

Tiranë, 8 korrik 2014, NOA.al- Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.

Një furgon me targa ER 073 A, ka përplasur një motor me targa C AA 046 në orët e pasdites së sotme duke bërë që ky i fundit të përfundojë poshtë furgonit.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë, duke u dërguar në drejtim të spitalit, për marrjen e mjekimit të nevojshëm.

Lidhur me këtë aksident, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të përplasjes./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit