
Një ilaç për të trajtuar sëmundjen e parkinsonit, mund të ndihmojë edhe personat që vuajnë nga fobitë dhe çrregullimet e shkakuara nga stresi.
Është kjo hipoteza e disa shkencëtarëve gjermanë, të cilët po zbulojnë efektet e psikoterapisë për të fshirë kujtimet e ngjarjeve të frikshme, në kombinim me një ilaç të quajtur levodopa, ose L-Dopa.
Raffael Kalisch i University Medical Center Mainz ka prezantuar sot rezultatet e para të studimit në Milano të Italisë, gjatë një konference europiane të neuroshkencave Fens 2014.
“Frika është një reagim thelbësor për shëndetin dhe mbijetesën, por kujtimet e lidhura me situata të tilla mund të shkaktojnë ankth për një kohë të gjatë dhe fobi”, thotë Kalisch.
Një ilaç i tillë do të testohet më tej me ushtarët në zona lufte, në mënyrë që të shikohen reagimet e tyre përballë ilaçeve dhe kohëzgjatja e kujtimeve të rënda dhe traumatike./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





