Transmetuar më 08-07-2014, 17:43

Pirja e ujit ndihmon në dobësim– Nëse shkoni drejt vaktit kryesor shumë të uritur, atëherë pini një gotë ujë para tij për të qetësuar urinë.

Ndihmon për të hidratuar lëkurën– Pasja e një trupi të hidratuar ndihmon veçanërisht ata persona që merren me aktivitete sportive, por edhe gjithë të tjerët për të mos qenë të etur. Këshillohet që të pihet në mënyrë të bollshme një orë para aktivitetit fizik.

Pirja e sa më shumë uji ndihmon për të pasur një lëkurë të mirë– Pamja e lëkurës përmirësohet në sajë të hidratimit të mirë.

Përmirëson tretjen– Pirja e një sasie të madhe uji mund të ndihmojë gjithë ata persona që vuajnë nga problemet e tretjes.

Eleminon toksinat– Një nga rolet më të rëndësishme që luan pirja e shpeshtë e ujit është se e pastron trupin nga toksinat të cilat mbeten në organizëm nga ushqimi që hamë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit