Transmetuar më 08-07-2014, 17:26

Mishi në zgarë– Gjithë ata që preferojnë mishin në zgarë duhet të dinë se është një ndër ushqimet që na plak para kohe. Ngrënia e 250 gramëve mishi të tillë, rrit me 13% mundësinë për tu shfaqur rrudhat në fytyrë.

Sallamrat– Ndonëse janë të shijshme, ata përmbajnë elementë të dëmshëm për lëkurën, duke favorizuar plakjen e saj.

Çokollata– Problemi nuk është çokollata në vetvete, por sheqeri që dëmton kolagjenin dhe epidermën e lëkurës. Më mirë përdorni çokollatën e zezë.

Patatinat– Është një nga zgjidhjet e para për tu konsumuar me shpejtësi, por ato stimulojnë pirjen e shumë uji për shkak të kripës që përmbajnë, duke bërë që lëkura jonë të humbë elasticitetin.

Makaronat- Njëlloj si buka jointegrale, dëmtojnë kolagjenin e fytyrës, duk stimuluar shgaqjen e rrudhave. Ndër të tjera shtojnë edhe praninë e sheqerit në organizëm./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit