Transmetuar më 08-07-2014, 17:01

Policia braziliane bëri të ditur se ka arrestuar Ray Whelan, një nga drejtorët e Match Hospitality, agjensi e autorizuar ekskluzivisht nga FIFA për shitjen e biletave ‘VIP’, për ndeshjet e botërorit të futbollit në Brazil.

Whelan dyshohet se është në krye të një organizate që ka realizuar shitjen e paligjshme të biletave për botërorin.

Ai u arrestua në Copacabana Palace, hotel luksoz i Rio De Janeiro. Fillimisht hetuesit mendonin se në krye të organizatës ishte franko-algjeriani Mohamadou Lamine Fofana, që në të vërtetë është krahu i djathtë i Whelan.

Organizata është aktive që nga botërori i 2002, besohet se ka shitur në mënyrë të paligjshme 1000 bileta me një çmim mesatar prej 1000 eurosh secila.

Agjensia Match Hospitality nuk është pjesë e Fifas, por është e lidhur ngushtësisht me organizmin që qeveris futbollin botëror, e madje kishte marrë konçesionin e biletave edhe për botërorin e vititi 2018 dhe atë të 2022.

Mes aksionerëve të shoqërisë zvicerane është dhe Infront Sports and Media, e drejtuar nga Philippe Blatter, nipi i Sepp Blatter.

Gjithshka ndodhi pas lajmërimit, që biletat e ndeshjeve të Kupës së Botës që janë shitur në treg të zi mund të anulohen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit