Transmetuar më 08-07-2014, 15:52

Qëndrimi zgjuar për 24 orë mund të jetë kura më e shpejtë për të shpëtuar nga depresioni. Gjashtë persona në dhjetë shënuan përmirësime të ndjeshme nga simptomat e depresionit, vetëm një ditë pas kësaj terapie.

Por sipas ekspertëve amerikanë të Medical University of South Carolina dhe Rhode Island Hospital, ky efekt mund të jetë i shkurtër.

Efekti pozitiv i një nate pagjumë përfundon në momentin që pacientin e zë gjumi. Studiuesit kanë zbuluar se si mungesa e gjumit stimulon neurotransmetuesit, si serotonina, i njëjti që vepron kundër depresionit, duke krijuar ndjesi qetësie.

Ky studim zbuloi se qëndrimi zgjuar për një periudhë të gjatë ka ndihmuar nga 40 deri në 60% të pacientëve të prekur nga depresioni.

Në mënyrë që të zgjaste sa më shumë efekti, mjekët kanë përdorur një teknikë tjetër. Kura zgjati tre ditë, duke u alternuar mungesa e gjumit dhe terapia e dritës, ku pacientët u ekspozuan ndaj një drite për një orë, nëpërmjet teknikës së zgjimit dhe gjumit.

U vu re se mungesa e gjumit ka efekt antidepresiv, ndërsa drita modifikon kohën e gjumit, duke ndihmuar që qëndrimi zgjuar të zgjasë më shumë.

Drita stimulon një pjesë të trurit e cila kontrolloin humorin, urinë dhe gjumin, duke dhënë një ndjesi qetësie./a.y/noa.al/  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit