Transmetuar më 08-07-2014, 15:31

Tiranë, 8 korrik 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombbëtar.

I shumëkërkuari nga Interpol Roma, Ilir Malaj i dënuar me tetë vjet burgim për pjesëmarrje në trafik droge, është vënë në pranga.

Bëhet e ditur se ditën e sotme nga Sektori i Forcës Operacianale dhe Kërkimit në policinë e kryeqytetit, rreth orës 13.20 në zonën e Unazës së Re Tiranë, është bërë r mundur kapja e 36 vjeçarit të shpallur në kërkim Ilir Malaj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Malaj ishte i kërkuar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana dhe Interpol Roma, pasi Gjykata e Trieste në Itali, e ka dënuar me tetë vjet, katër muaj e 10 ditë burg me vendimin e datës 15.05.2005 për veprën penale "Pjesëmarrje në trafik droge".

Ndaj të kërkuarit vijojnë procedurat me qëllim ekstradimin drejt shtetit Italian./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit