Transmetuar më 08-07-2014, 15:05






Një martesë larg vëmendjes së mediave për Carlo Ancelottin. Trajneri i famshëm italian është martuar gjatë së dielës së kaluar në Vankuver të Kanadasë për herë të dytë.
Në një ceremoni private ai vuri kurorë me partneren e tij Mariann Barrena McClay. Trajneri i Real Madrid lë kështu pas shpatullave martesën e tij të parë e cila zgjati plot 25 vjet, me italianen Luisa Gibellini.
Ai ka kurorëzuar historinë e re të dashurisë me kanadezen me origjinë spanjolle Mariann, me një ceremoni të vërtetë martesore./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





