Transmetuar më 08-07-2014, 12:30

Tiranë, 8 korrik 2014, NOA.al- Drejtori i Teatrit të  Operas dhe Baletit, Ilir Kerni, ka dalë në një deklaratë për mediat, pas protestave të artistëve, të cilët nuk janë paguar për muajin qershor. Kerni ka shprehur dëshirën që të jepet një zgjidhej në të mirën e përbashkët.

Kerni ka bërë të ditur se  60% e artistëve kanë firmosur kontratën. “Kemi nisur diskutimet që në mars dhe unë kam mbrojtur artistët. Kemi ruajtur të paprekur teatrin, duke shtuar 14 punonjës. Kemi folur për 3 muaj dhe tashëm do të zbatojmë kontratën”, ka thënë Kerni.

Ai ka shtuar se tashëm duhet të zbatohet organika e qeverisë dhe se artistët janë njoftuar me shkresë që do të zbatohet gjithçka në bazë të ligjit./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit