Transmetuar më 08-07-2014, 12:10

Veriu i Italisë është përballur me shira të rrëmbyeshëm gjatë kësaj fundjave, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme të vendit gjatë këtij mëngjesi.

Rrugët e Milanos janë tejmbushur nga reshjet e dendura. Komuna ka ftuar qytetarët të mos përdorin makinat, vetëm në raste të pashmangshme. “Trafiku është shuam i rënduar. Nuk është e këshillueshme të përdorni automjetet”, ka thënë Palazzo Marino, zëdhënës i Komunës.

Agjencia e transportit ATM ka njoftuar në Twitter mbi vonesat dhe avaritë në linjat e përdorimit të autobusëve urbanë. Në qytetin e Milanos kanë ngelur mbi 2 mijë banesa pa energji elektrike. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit