
Tiranë, 8 korrik 2014, NOA.al – Ministri i Drejtësisë Naspi Naço dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave kanë deklaruar gjatë ditës së sotme se ka përfunduar regjistri elektronik i kthimit të pronave.
Sipas ministrit Naço, ky regjistër do t’i japë fund shqyrtimi kaotik të listës së pronave. “Ne i mbajmë premtimet tona. Gjej rastin të falënderoj stafin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Agjencinë e Kthimit të Pronave për realizimin e projektit. Database regjistron të dhënat bazë për 42 mijë e 979 vendime. Publikimi i këtij regjistri në faqen zyrtare në web të AKKP-së do të rrisë transparencën”, tha në vijim të fjalës së tij ministri Naço.
Sipas tij, kjo është një fazë e cila do të pasohet nga llogaritja e faturës së kompensimit. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





