
Sipas ekspertes kineze Gina Conway mund të kuptohet nëse një pacient është duke kaluar një periudhë stresi dhe ankthi nëpërmjet vëzhgimit të rrënjës së flokut.
“Zakonisht arrij të kuptoj nëse pacienti im është duke kaluar apo ka kaluar një periudhë të fortë emocionale, duke parë majat e flokëve të tij/saj si dhe rrënjën e flokëve, e cila tregon se sa është rritur floku. Lëkura është e para që e ndien stresin dhe ajo e përcjell atë duke e bërë më të dukshëm për ekspertët, nëpërmjet gjëndrave, në rritjen e flokut”, ka shpjeguar ekspertja.
Për të shpëtuar nga pasojat e stresit, këshillohet që të bëhet një masazh i lëkurës së kokës, ose një trajtim i veçantë, në mënyrë që rrënja e flokut tuaj të marrë veten dhe gjëndrat që ndodhen nën lëkurë, të relaksohen.
Në këtë mënyrë edhe gjendja jonë shpirtërore do të jetë tërësisht ndryshe, kur të dalim përpara pasqyrës. “Masazhoni flokët çdo ditë. Flini mjaftueshëm orë gjatë natës dhe kryeni aktivitet fizik. Këto janë veprime shumë të rëndësishme për flokë të shëndetshëm. Trajtojini në mënyrë intensive dhe mundohuni t’i ushqeni me vitaminë B”, ka thënë Conway. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





