
Shalqiri është një nga frutat më të preferuara të verës, i cili mund të zëvendësojë me lehtësi ujin në organizëm. Por përveç se ka vetitë e tij ushqyese, shalqiri është një frut shuam i mirë për tu përdorur në maskat e fytyrës. Më poshtë po ju paraqesim dy maska të thjeshta, të cilat mund të pregatiten me lehtësi në kushtet e shtëpisë.
Maska I- Maskë hidratuese për çdo lloj lëkure.
Përbërësit: – 2 lugë kos natyral; – 1 lugë çaji me lëng shalqiri.
Pregatitja: Përzieni mirë dhe aplikoni maskën në fytyrë dhe qafë. Mbajeni 10 minuta dhe pastaj shpëlajeni me ujë të freskët.
Maska II- Për lëkura të holla, të lodhura dhe në moshë.
Përbërësit: – 2 lugë gjelle avokado të shtypur (kremoze); – 1 lugë çaji me lëng shalqiri
Pregatitja: Përzieni mirë dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Mbajeni 20 minuta pastaj shpëlajeni me ujë të freskët. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





