Transmetuar më 07-07-2014, 19:25

Tiranë, 7 korrik 2014, NOA.al- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço për shkarkimin e gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni.

Në përfundim të mbledhjes së nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, KLD vendosi të rrëzojë kërkesën e Ministrit Naço për shkarkimin e gjykatësit Gjoni, i cili është nën hetimin e prokurorisë së Elbasanit, për fshehje të pasurisë.

Mësohet se gjatë seancës, gjyqtari i Apelit Gjoni është shprehur se po sulmohet politikisht, për shkak të gjykimeve të tij mbi ministrave aktualë.

“Po sulmohem për të më bërë presion për proceset gjyqësore që jam duke zhvilluar ndaj eksponentëve politikë”, mësohet se ka thënë gjoni gjatë seancës. Gjithashtu Gjoni ka shtuar se ai dhe bashkëshortja e tij kanë deklaruar pasuritë e tyre, në përputhje me kërkesat e ligjit. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit