Transmetuar më 07-07-2014, 18:45

Nëse edhe ju i keni bezdi njollat dhe shenjat që le djersa në rrobat tuaja, ju këshillojmë të lexoni më poshtë disa mënyra shumë të thjeshta dhe natyrale, për të shmangur këtë fenomen të padëshiruar.

Ka disa  veshje me ngjyrë, të cilat, në temperatura të larta kanë tendencën të thithin lagështinë dhe favorizojnë prodhimin e djersës. Këshillohet që të tilla copa të eliminohen nga gardëroba së më shpejt të jetë e mundur.

Në rastet kur produktet me kimikate nuk mund t’ju zgjidhin punë, ato që ju vijnë në ndihmë janë zgjidhjet natyrale. Këshillohet që në veshjet të cilat kanë njolla djerse, të vendosni sodë buke në vendin e shenjës dhe ta lini për disa minuta në një enë me ujë e më pas ta shpërlani.

Sa i takon gjëndrave të djersës, bëni mirë që të aplikoni në to, veçanërisht në sqetull, vaj mesteje ose mëndërze, një bimë e cila gjendet shpesh në kopshtet tona. Ajo parandalon prodhimin e djersës, por duhet aplikuar në masat e duhura, pasi teprimi me këtë vaj, mund të shkatërrojë gjëndrat tuaja.

Nëse nuk e siguroni dot në formë vaji, mund të zieni në një enë me ujë të pastër menten, ta lini të ftohet dhe më pas ta aplikoni në zonat ku keni më të aktivizuara gjëndrat e djersës, të cilat janë në kontakt me veshjen, pak përpara se të dilni nga shtëpia. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit