Transmetuar më 07-07-2014, 18:40

Për më saktë, ka fjetur me 10.091 meshkuj. Gwyneth Montenegro i ka rrëfyer aktet e saj, në librin autobiografik. Ajo pranon se ka punuar si shoqëruese (prostitutë) e rangut të lartë.

Rrëfimin për jetën e saj, zonja 36 vjeçare e fillon me adoleshencën kur e kishte ruajtur virgjërinë, siç thotë ajo, për ‘mashkullin e duhur’.

Meqenëse ishte dhunuar në moshën 19 vjeçe, u dëshpërua dhe jeta saj mori një kah tjetër.

“Pashë një reklamë se në një klub nate po kërkoheshin valltare dhe mendova pse të mos shkoj” thotë ish prostituta me emrin artistik Montenegro.

“Pasi shkova aty dhe fitova 1000 dollarë për një natë, vendosa të qëndroj gjithmonë” ka shtuar ajo.

Në moshën 21 vjeçe, Gweneth fillon të punojë si eskortë, për shoqërinë e lartë të Australisë, ku përfshiheshin politikanë, avokatë, aktorë dhe këngëtarë.

Jeta e saj nga një familje e devotshme që jeton në Melburne, kalon në shfrenim mes kokainës, shampanjës dhe po, shumë marrëdhënieve seksuale dhe orgjive.

Në librin e saj ‘1.000 dhe ende po numëroj’ Gwyneth Montenegro tregon se si ka shpenzuar qindra mijëra para në vetura, shëtitje dhe rrobe të reja.

Mirëpo në moshën 33 vjeçe, kur u gjend me një veshkë të hequr e po ashtu, nga një ndeshje automobilistike kishte probleme fizike, vendosi të ‘pensionohej’ nga shoqërimi me pagesë.

Pasi takoi partnerin e saj për biznes, të njohur si Roger, zonja Montenegro përfundimisht e përfundon punën e saj në ‘zanatin më të vjetër në botë’.

Pasi themelon biznesin me Roger, Gwyneth realizon edhe dëshirën e saj të jetës, që është fluturimi.

Tashmë ajo është pilote e licencuar për drejtimin e aeroplanëve komercialë dhe transporton rregullisht qindra pasagjerë përreth botës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit