Transmetuar më 07-07-2014, 18:23

Durrës, 7 korrik 2014, NOA.al- Një 28 vjeçar nga Durrësi ka tentuar t’i japë fund jetës së tij pas ndarjes nga bashkëshortja, duke pirë një sasi pesticidesh.
Ai është transportuar me shpejtësi për në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet nga familjarët, të cilët e kanë gjetur në gjendje kritike për jetën. Aktualisht N.B nga Durrësi është jashtë rrezikut.
Familjarët kanë bërë të ditur për burime të NOA.al se viktima është ndarë nga bashkëshortja prej disa ditësh, gjë që mendohet të jetë bërë shtysë për vetëhelimin e tij. Ai vuante nga depresioni, ndërsa tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve./k.k/a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





