Transmetuar më 07-07-2014, 17:19

Tiranë, 7 korrik 2014, NOA.al – Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht 5 zyrtarë të administratës publike.
Burime zyrtare bëjnë me dije se të kallëzuar penalisht janë Klodian Pajunin, Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Lavdim Qoshin, Drejtor i Shërbimit Pyjor, Miranda Bullatin, Drejtoreshë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit; Eduart Hykën, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Genci Sinojmerin, Drejtor në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas ILDKP-së personat të kallëzuarit me funksione zyrtare kanë probleme me deklarimet e pasurive. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





