
Një prind ka harruar fëmijën e tij të vogël të moshës 2 vjeçare në makinë për 7 orë nën diell dhe tashmë rrezikon dënimin me vdekje, për shkak se fëmija i tij ndërroi jetë si pasojë e mungesës së ushqimit dhe temperaturave të larta.
Sipas një gjykatësi në Gjeorgji, ky është një rast ku mund të aplikohet dënimi me vdekje. Sipas mediave vendase, i vogli Cooper, i cili ishte 22 muajsh ngeli i lidhur në mbajtësen e fëmijëve në pjesën e pasme të makinës për plotë 7 orë, gjatë kohës që i ati, Justin Harris, 33 vjeç, ishte në punë.
Ai është kujtuar për fëmijën vetëm kur hyri përsëri në makinë, por fatkeqësisht ishte shuam vonë pasi i vogli i tij tashmë kishte ndërruar jetë. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





