Transmetuar më 07-07-2014, 15:04

Durrës, 7 korrik 2014, NOA.al- Policia kufitare e portit të Durrësit ka vënë në pranga një 35 vjeçar nga Shkupi i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I ndaluari u identifikua si Samir Chekikj, i cili u kap në flagrancë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit kur po kryente procedurat e regjistrimit në hyrje dhe nga verifikimi rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga Interpol Maqedonia.

Chekikj ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Përdorim dhe vënie e lëndëve plasëse eksploziv”.

Në ngarkim të të ndaluarit u kryen veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit