Transmetuar më 07-07-2014, 14:52

Lindi me një tumor me përmasa të mëdha në fundshpinë, dhe kjo bëri që nëna e tij ta braktisë. Prindërit e fëmijës janë dy të rinj kinezë Lin Meng 23 vjec dhe You Shen 25 vjeç.

Qysh në lindje fëmija kishte një masë të fryrë në të pasme, e cila me kalimin e viteve mori përmasa të frikshme, duke arritur thuajse sa përmasat e trupit të të voglit.

Gruaja nuk e përballoi dot deformimin e fëmijës dhe e braktisi atë bashkë me të shoqin, i cili mori përsipër të kujdeset për djalin.

25 vjeçari ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh, në mënyrë që të operojë të birin. Për shkak të historisë prekëse brenda pak kohësh u bë e mundur mbledhja e parave të nevojshme për të paguar operacionin.

Fëmija u prit nga mjekët e spitalit Quanzhou në Kinë, ku dhe do ti nënshtrohet ndërhyrjes për heqjen e tumorit./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit