Transmetuar më 07-07-2014, 14:33

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, deri në mesditë i gjithë vendi do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët por pas mesdite do të ketë grumbullim të vranësirave në zonat lindore duke gjeneruar shira të karakterit lokal.

Gjatë pasdites, vranësirat dhe shirat e dobët do të jenë të pranishme në zonat verilindore dhe juglindore duke lënë me mot të kthjellët zonat e ulëta dhe ato bregdetare. Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Europa

Qarkullimi i masave ajrore nga Atlantiku drejt perëndimit të kontinentit do të bëjë që vendet perëndimore të dominohen nga shira në formë rrebeshi. Më problematike situata paraqitet në Britani dhe Francë. Po ashtu, kalimi i një sistemi frontal nga qendra e kontinentit drejt rajonit të Mesdheut do të bëjë që edhe në këto rajone të ketë vranësira dhe shira afat-shkurtër. Ndërsa me mot të kthjellët paraqiten Europa jugperëndimore, Lindore dhe gadishulli i Ballkanit./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit