
Angel Di Maria u largua nga stadiumi “Mane Garrincha” mes lotësh. Ishte i detyruar të linte ndeshjen me Belgjikën në minutën e 33-të.
Angel ndan me bashkëatdhetarët e tij një ëndërr botërore, por edhe pse tërheqja muskulare që pësoi në ndeshjen me Belgjikën ia kërcënon shanset për ta kurorëzuar, argjentinasi nuk dorëzohet.
Ai po punon ditë e natë për të qenë i disponueshëm për një finale eventuale të “La Selecion” në Brazil.
Mjekët i kanë hapur dyert e shpresës, duke pohuar se do jetë gati për sfidën e madhe të “Maracana”, gjithmonë nëse Belgjika kalon më parë në gjysmëfinale Holandën.
Pas ndeshjes me Belgjikën, dhe kontrolleve të detajuara në vendgrumbullimin e Argjentinës, mjekët evidentuan se tërheqja muskulore është e shkallës së parë.
Edhe pse nuk bëhet fjalë për një tërheqje të rëndë, dëmtime të tillë kërkojnë të paktën 7 ditë për rikuperimin, por për t’ia dalë Di Maria ka filluar trajtimin me qeliza staminale, pasi mjekët kanë gjykuar se kjo kurë është më efikase për trajtimin e dëmtimeve muskulore.
Mbetet për t’u parë nëse Di Maria do t’ia dalë, por e sigurt është se është gati të bëjë dhe “salto mortale” për të arritur në finalen e “Maracana”, me shpresën që Argjentina të jetë aty.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





