Transmetuar më 07-07-2014, 13:29

Një bombë gati për të shpërthyer në trurin e tij, e cila mund ti kushtojë jetën. Harvey Hawkins, është një fëmijë anglez 5 vjeçar, i cili është prekur nga një kancer në tru, i cili rrezikon që ti kushtojë jetën nga momenti në moment.

Bëhet fjalë për një tumor, i cili aktualisht është i paoperueshëm. Mjekët janë duke pritur që përmasat e tij të rriten në mënyrë që ta operojnë, mirëpo ndërkohë ekziston rreziku që tumori të “shpërthejë”, duke i shkaktuar vdekjen fëmijës.

“Nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të presim. Është çështje kohe dhe nuk e dimë nëse do mund ti shpëtojmë jetën”, tha nëna e tij.

Çdo gjashtë muaj, vogëlushi i nënshtrohet ekzaminimit të imtësishëm, për të parë ecurinë e rritjes së masës tumorale, e cila ndodhet në një pjesë shumë delikate të trurit, ku edhe pas operacionit pasojat mund të jenë të rënda./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit