Transmetuar më 07-07-2014, 13:10












Qysh nga kthimi i Italisë mbrapsht prej eliminimit nga kampionati botëror i futbollit, prej tij u humbën gjurmët. Ashtu siç mund të mendohej Mario Balotelli ishte i zhgënjyer nga dështimi në botëror, por tashmë duket se e ka kapërcyer këtë fazë.
SuperMario ka vendosur të marrë një periudhë pushimesh për tu rigjeneruar por edhe për tu shkëputur nga çdo gjë.
Në fotografitë bashkëngjitur Balotelli, shihet me të dashurën e tij Fanny, duke u larë mes përkëdheljesh në det. Çifti po qëndron në një hotel luksoz në Miami, ku po kalojnë një periudhë pushimesh dhe relaksi./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





