Transmetuar më 07-07-2014, 11:55

Tiranë, 7 korrik 2014, NOA.al- Një person ka gjetur vdekjen pasi e ka zënë korrenti, në godinën e Kontrollit të Lartë të Shtetit në kryeqytet.
58 vjeçari Jake Lamçe, me origjinë nga Tepelena dhe me banim në Yzberisht ka gjetur vdekjen e menjëhershme në orët e para të ditës së sotme, si pasojë e kontaktit me rrymën e korrentit.
Nuk dihet ende dinamika e kësaj ngjarje, ndërsa paraprakisht bëhet e ditur se Lamçe me profesion elektricist, po rregullonte një defekt në godinë.
Lidhur me këtë ngjarje, vijojnë hetimet për të zbuluar detajet e sakta të vdekjes së 58 vjeçarit./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





