Transmetuar më 07-07-2014, 11:09

Lezhë, 7 korrik 2014, NOA.al- Policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje, duke vënë në pranga një person.
Ermal Nikolli 20 vjeç, përfundoi në pranga nën akuzën e tentativës së vrasjes. I sipërpërmenduri kishte vënë në shënjestër Mark Prekën, ndërsa u ndalua me një pushkë me dy krëhëra fishekë me vete.
Ndalimi i tij u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative duke bërë që uniformat blu të parandalojnë krimin.
Nga të dhënat e para dyshohet se Nikolli nga fshati Markatomaj tentoi të vriste 49 vjeçarin Preka, pas një konflikti për motive pronësie mes tyre./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





