
Fier, 7 korrik 2014, NOA.al- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 35 vjeçar, nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë.
Fredi Xhulaj me banim në Fier, u vu në pranga pas denoncimit të 20 vjeçares M.XH., e cila deklaroi në polici se i sipërpërmenduri i kishte zënë pritë dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Lidhur me këtë ngjarje vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave, ndërsa bëhet e ditur se vajza ka arritur të shpëtojë nga duart e 35 vjeçarit, pa mundur të konsumohet akti seksual.
Në ngarkim të Xhulaj materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentativë”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





