
Pavia, 7 korrik 2014, NOA.al- Një 23 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me thikë në kraharor në Itali, nga një tjetër shqiptar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Broni (Pavia), mbrëmjen e së shtunës duke u gdhirë e diel, ku i riu Novi Kaçorri, u godit me thikë në gjoks nga fqinji i tij Sokol Miza 30 vjeç, i cili arriti të humbte gjurmët menjëherë pas krimit.
30 vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet të jetë larguar nga vendi i krimit me një makinë ngjyrë gri tip Opel Tigra.
Nga hetimet e policisë është zbuluar se viktima jetonte vetëm pak metra larg nga banesa ku jetonte Sokol Miza, bashkë me gruan dhe dy fëmijët e vegjël.
I dyshuari si autor i krimit kishte për të marrë një shumë prej 500 eurosh, pasi kishte mbajtur deri pak ditë më parë në shtëpinë e tij, kunatin e Novi Kaçorrit, i cili ishte në arrest shtëpie.
Dhe pikërisht takimi që duhet të ishte për tu sqaruar për pagesën e pashlyer nga kunati i viktimës, përfundoi në vrasje.
Ajo që nuk është e qartë është se 23 vjeçari mbërriti në spital ku dhe gjeti vdekjen me një makinë private, e cila nuk dihet se kujt i përket dhe as se kush e solli.
Ndërsa policia mbërriti në vendin e krimit gjeti një grua që po pastronte gjurmët e gjakut, e cila nga verifikimet rezultoi të ishte gruaja e Mizës.
Si i dyshuar për ngjarjen Sokol Miza u shpall në kërkim edhe nga Interpol, ndërsa 30 vjeçari rezultonte i denoncuar edhe për një vjedhje në një lokal. Lidhur me këtë krim vijojnë hetimet intensive, ndërsa gjithçka dyshohet të ketë ndodhur prej shumës prej 500 euro që kunati i 23 vjeçarit, dyshohet ti ketë pasur të dyshuarit si vrasës./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





