
Tiranë, 7 korrik 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 7 korrik 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Nisin aplikimet. Legalizimet, Lame: Tapi edhe për shtesat pa leje”.
Tituj të tjerë janë; “Dokumentet sekrete të CIA për Berishën në ‘93, negociatat për floririn”.
“Debati me të shoqen për tradhti në fshat, 60 vjeçari vret gruan, vëllanë dhe veten”.
“Rama: 8 orë me ministrat, të dhëna inkurajuese për ekonominë”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Tragjedia familjare, burri vret vëllanë, gruan dhe veten”.
Tituj të tjerë janë; “Vjedhja e votave, dorëhiqen demokratët e Gjirokastrës”.
“S’ka kontroll mbi produktet dentare, rrezik për tumore”.
“Alban Ukaj: Nuk ka asnjë parti politike që të mos ketë influencë në teatër”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Krimi i trefishtë, flet nipi: Si vrau xhaxhai nusen dhe vëllanë.”.
Tituj të tjerë janë; “Kim Mehmeti: Tirana e Prishtina duhet të kujdesen për ne më shumë se Erdogan”.
“Largimet nga puna, lista me 104 punonjës që marrin paratë”.
“Ksamili, nga fshati i Enverit në qytezën qe vetëmenaxhohet”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Bilanci politik i 300 ditëve të para, Rama, reformat dhe kundërpesha e realitetit politik”.
Tituj të tjerë janë; “Vret vëllanë, gruan dhe veten pasi i zbuluan lidhjen me vejushën”.
“Nishani nxjerr në rezervë ish-kreun e Shtabit, në qeverisjen e PD”.
“Ligji për kazinotë, të gjithë bixhozxhinjtë do të regjistrohen për tre vjet”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





