
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, territori shqipar do të dominohet nga moti i kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqiten zonat malore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira të dobët në zonat veriore dhe verilindore ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit nuk do të kenë shumë ndryshim krahasuar me ditën e dielë por sërish do të jenë të larta, temperaturat më të larta do të shënohen në zonat e ulëta.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 3 ballë.
Europa
Edhe nesër, Europa Qendrore dhe ajo veriore do të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë prezent, herë pas here me intensitet të lartë.
Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të karakterizohet nga masa ajrore të qëndrueshme kontinentale, për rrjedhojë moti i kthjellët do të jetë dominues. Po ashtu edhe temperaturat do të rriten ndjeshëm, temperatura më të larta do të shënojë Ballkani./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





