Transmetuar më 06-07-2014, 13:22

Mund të jetë një veprim jo shumë i hijshëm, por futja e gishtave në hundë bëhet shpesh. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Journal of clinical psychiatry”,  96% e njerëzve e bëjnë këtë veprim mesatarisht katër herë në ditë.

Studimi amerikan zbuloi se ky nuk është vetëm një veprim që bëhet për higjenë, por kryesisht si një veprim antistres, i cili i bënë njerëzit të ndihen më të relaksuar, e njëjta gjë siç ndodh me prekjen e flokëve, apo ngrënien e thonjve.

Por nëse kjo gjë bëhet shumë e shpeshtë, atëherë rekomandohet një vizitë mjekësore dhe gjetja e një zgjidhje, edhe nëpërmjet psikologjut për të shpëtuar nga kjo varësi./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit