Transmetuar më 06-07-2014, 11:07

Shkodër, 6 korrik 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Shkodrës bëri të mundur zbulimin e dy parcelave me bimë narkotike.

Nga kontrollet e ushtruara në terren, janë identifikuar dhe asgjësuar dy parcela me kanabis.

Në vendin e quajtur fshati Xhaj, komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe, janë gjetur dhe asgjësuar dy parcela me 120 rrënjë kanabis sativa.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa pronarë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit