

Përfundoi në koma pas një sherri në ambientet e jashtme të një lokali. Nëna e Liam Malone, një i ri anglez 26 vjeçar, publikoi fotografitë e të birit në luftë mes jetës dhe vdekjes, pasi ky i fundit u qëllua me grusht në kokë, në ambientet e jashtme të një lokali nate.
Malone u dhunua nga një person me precedentë penalë, ndërsa nuk dihen detajet e ngjarjes. Goditja që pësoi Liam ishte aq e fortë sa që i shkaktoi fryrje të një pjese të trurit, gjë që e bëri të domosdoshme ndërhyrjen në kokë për të evituar pasojat fatale.
I riu u përball me një operacion i cili zgjati mbi shtatë orë, duke përfunduar për tre javë në koma dhe tre muaj rehabilitim.
Aktualisht Liam është më mirë, por shenjat do i mbeten, gjë që bëri që nëna e tij ti tregojë publikisht, për të apeluar që të shmangen raste të tilla./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





