Transmetuar më 06-07-2014, 09:07

54 fëmijë të një shkolle të mesme në Bihar, në veri të Indisë përfunduan në spital si pasojë e një helmimi, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një gjarpër, me të cilin mendohet të jetë gatuar supa e mensës.

Menjëherë pas ngrënies së drekës, që në shkollat indiane jepet falas, të rinjtë nisën të kishin ndjesi të vjellash dhe iu ra të fikët.

Ata u dërguan në spital, por pas ndihmës së marrë nuk ndodhen në gjendje kritike.

“Brenda tenxheres ku ishte gatuar gjetëm një gjë të gjatë të zezë, tamam si gjarpër. Tashmë po bëhen analizat”, tha inspektori i policisë Bimar Kumar Singh./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit