Transmetuar më 06-07-2014, 08:16

Tiranë, 6 korrik 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e diel, 6 korrik 2014.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Lazarati, Prokuroria rrëzon policinë. Hetimet nuk vërtetojnë asnjë nga akuzat e Policisë së Shtetit për kryekomunarin Dasho Aliko”.

Tituj të tjerë janë; “Ndarja territoriale, PD nuk pranon më pak se 63 njësi”.

“Florie Peçi, pa dëmshmpërblim dhe ndihmë për fëmijën”.

Gazeta “Shqiptarja.com” hapet me shkrimin kryesor; “Ja si do falen gjobat elektorale, kush përfiton”.

Tituj të tjerë janë; “Mbikëqyrja elektronike e të dënuarve. Plani i ministrisë, 300 njësi gjurmimi që do kontrollojnë të penalizuarit. Rastet e aplikimit”.

Tituj të tjerë janë; “Bllokimi i Kuvendit, 45 deputetë në dy komisione për rrogën”.

“Berisha president i PD, strategjia për rikthim”.

Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Ambasadori në Greqi, pakti detar, edhe në interesin tonë”.

Tituj të tjerë janë; “Drama, burri e prostituoi me zor”.

“Xhihadistët e ISIL mesazh në shqip: Kush ikën gjatë Ramazanit, bekohet”.

Gazeta “Koha Jonë” çelet me shkrimin kryesor, “Dru në PD, dajak në PS. Në radhët e demokratëve drurin e luajnë të gjithë mbi njëri-tjetrin, ndërsa në selinë rozë e përdor vetëm një njeri”.

Tituj të tjerë janë; “Njeriu që bën biznesin, median, diplomacinë dhe ruan pavarësinë e vetvetes”.

“Rama: Diplomatët nuk do përdoren kundër opozitës”.

“Basha: Zero tolerancë për këdo që përçan partinë”.

“Marko Dajti: Santo u vra nga shërbimet e huaja sekrete”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit