Transmetuar më 05-07-2014, 21:47

“Estadio Nacional” i Porto Alegres vishet bardhë e kaltër, kjo falë Gonazalo Higuain që në minutën e 8’ gjunjëzoi "Djajtë e Kuq" të Europës.
Argjentina ka konfirmuar edhe njëherë se është një skuadër pretendente për të fituar titullin kampion bote, duke mundur një Belgjikë e cila në gjirin e saj ka mjaft lojtarë cilësorë.
Skuadra e Mark Wilmots doli një kockë e fortë për argjentinasit, të cilëve i duhej të djersitnin deri në vërshëllimën finale të gjyqtarit Italian, Nicola Rizzoli, për të festuar kualifikimin e tyre.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





