Transmetuar më 05-07-2014, 21:03

Yje të televizionit Kolumbian janë filmuar duke u rrahur me disa përkrahës të përfaqësueses së Brazilit, gjatë kohës që ishin në një restorant.
Përleshja filloi pasi të dy palët filluan të shkëmbenin të shara e ofendime mes tyre, para ndeshjes ndërmjet Brazilit dhe Kolumbisë.
Ky ishte një tjetër incident në seri, pasi ajo e fundit ishte kur tifozët brazilianë ndezën zjarr përpara hotelit ku qëndronte Përfaqësuesja e Kolumbisë, në orën katër të mëngjesit.
Manolo Cardona dhe Carlonia Guerra janë dy kolumbianët që u identifikuan në këtë video të nxehtë. Cardona është aktor ndërsa Guerra moderator në një televizion
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





