
Aktorja Lindsay Lohan i ka trembur të gjithë. Ditën e ditëlindjes së saj të 28-të. Ajo është fotografuar në rrugët e New York-ut me këmbët e ënjtura dhe me shenja prerjesh e të çjerrash.
Sipas saj, gjithçka është pasojë e një xhiroje me biçikletë. Disa orë më vonë, ajo ka postuar në Instagram një foto me këmbën duke u shëruar. Aty sqaronte arsyen e shenjës që ishte parë gjatë mëngjesit. Të jetë vallë vetëm një çjerrje me biçikletë, apo ka diçka më shumë?
Me sa duket, Lohan e ka ditur shumë mirë se do të fotografohej nga paparacët dhe mbase ky ka qenë edhe qëllimi i daljes së saj në rrugë, në atë gjendje. Ajo nuk ka bërë asgjë tjetër veç se ka folur në telefon gjatë gjithë kohës, duke parë përqark, sikur ishte në pritje të diçkaje. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





