Transmetuar më 05-07-2014, 19:15

Rihanna vazhdon të ndjekë me vëmendje të gjitha ndeshjet e Botërorit të Futbollit dhe të “vërë syrin” mbi lojtarët. Pas vlerësimeve që bëri për Kevin Prince Boateng, gjë që ka sjellë më pas edhe reagimin e Melissa Sata,  diva e popit dhe e ishujve Barbados ka pëlqyer këtë herë Karim Benzema e James Rodriguez.

Gjatë ndeshjes mes Gjermanisë dhe Francës, Rihanna ka treguar mërzitjen e saj për humbjen dhe eliminimin nga Botërori i “Gjelave”. Jo vetëm nëpërmjet fjalëve, por edhe nëpërmjet postimeve të herëpashershme në Twitter, Rihanna ka harruar gjithë impenjimet e saj dhe i është kushtuar, një herë “Baby Benze”, siç ajo e ka quajtur dhe një herë “Legjendës”. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit