
Ky është horoskopi ditor për ditën e diel, 6 korrik 2014 që NOA.al sjell për ju. Do të jeni në maksimumin e aktivitetit tuaj gjatë kësaj dite. Nëse e keni pushim, do të kaloni disa orë jashtë shtëpisë, duke u argëtuar me miqtë apo të afërmit. Të gjitha aktivitetet fizike do të jenë në të mirën tuaj, nëse nuk doni që të përfundoni duke vuajtur nga kilet e tepërta.
Dashi
Atmosfera dot ë jetë dinamike. Do të doni të nxitoni për të realizuar disa gjëra që i keni pasur në plan, me shpejtësi të madhe. Do të bazoheni në interesat tuaja dhe do t’i shfaqni ato përmes komunikimit. Shumë prej jush do të shpenzojnë kohën me miqtë dhe të afërmit.
Demi
Gjatë kësaj dite, komunikimi, dashuria dhe ndershmëria juaj do të jenë në nivele të larta. Duke pasur këto veti, ju do ta keni shuam të lehtë të kombinoni aftësitë tuaja dhe të përfitoni sa më shumë në çështjet e biznesit. Do të jetë një ditë e mirë në të gjitha aspektet.
Binjakët
Duhet të gjeni energjinë që ju duhet gjatë kësaj dite, duke kombinuar lënien pas të dyshimeve dhe gjithë ngjarjeve të errëta që kanë përfshirë jetën tuaj. Bëni mirë të merreni me sport dhe të largoni mendjen nga ata persona që ju kanë bërë të ndiheni keq.
Gaforrja
Është ditë e mirë për të punuar dhe për tu argëtuar si një skuadër. Puna në grup do të bëjë që ju të keni më shuam rezultate dhe të ndiheni më mirë. Nëse preferoni të rrini vetëm, duhet të merrni parasysh vështirësitë në pengesat që do të hasni. Dëgjoni këshillat e të tjerëve.
Luani
Do të “infektoheni nga aktiviteti i të tjerëve dhe do të keni një dëshirë të madhe për tu përfshirë në veprimtarinë e atyre që ju rrethojnë. Mund të shndërroni një marrëdhënie të mirë dashurie në një marrëdhënie miqësie dhe ky nuk do të jetë aspak një veprim i mirë.
Virgjëresha
Do të jeni vigjilentë edhe pse të pandërgjegjshëm në veprimet që do të bëjnë të tjerët rreth jush. Me shumë mundësi, veprimet tuaja do të nxiten nga rrethanat e momentit dhe nuk do të jenë të menduara më parë. Mund të bini pre e një situate e cila do t’ju shtyjë të bëni veprime pa dëshirën tuaj.
Peshorja
Nëse tregoheni guximtarë dhe keni më shuam iniciativë, gjithçka do t’ju shpërblehet. Do të ndiheni konfident me disa persona, por shumë nga ju nuk do të mund të shprehin lirshëm atë që ndiejnë. Mund të gjeni disa partnerë shumë të mirë për të udhëtuar apo për çështje biznesi. Mos i humbni kontaktet me ta.
Akrepi
Atmosfera e kësaj dite do të jetë shumë favorizuese për të gjithë ata që duan adrenalinën dhe kanë qejf përfshirjen në aktivitete të rrezikshme. Do të tregoheni mjaft kurajozë në disa çështje të cilat do të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj në të ardhmen.
Shigjetari
Do të bëni opozitë kundrejt ideve të disa personave gjatë kësaj dite. Nëse ata arrijnë t’ia dalin dhe t’ju përulin kundrejt dëshirave tuaja, kjo do të jetë një nga humbjet tuaja më të mëdha. Do të tërhiqeni nga një bisedë, në të cilën do të keni mundësinë të tregoni aftësitë tuaja komunikuese dhe karakterin.
Bricjapi
Do të jetë një moment shumë i vështirë për të gjithë ju që do të doni të tregoni energjinë tuaj pa marrë parasysh se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Nuk do të keni ambientin e duhur për tu shprehur ashtu siç ju doni. Punët në familje mund t’ju shkaktojnë dhimbje koke. Mos i fusni hundët në punët e të tjerëve.
Ujori
Është një ditë shuam e mirë për të ushtruar trupin dhe mendjen. Sot do të jenë shumë të favorshme për ju të merrni pjesë në të gjitha aktivitetet që zhvillohen në ambientet jashtë shtëpisë. Mos u tregoni të turpshëm dhe shfaqni çdo aftësi tuajën.
Peshqit
Atmosfera përreth jush do të jetë e tensionuar dhe e elektrizuar. Njerëzit që ju rrethojën do të jenë të acaruar dhe të pabalancuar. Një skandal apo sekret i mundshëm ose një skandal do të dalë në pah dhe do të trondisë jetën tuaj. Nëse krijohet një konflikt në familje, tregohuni bujarë dhe zemërgjerë. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





