
Luis Suarez vërtet është penalizuar me 4 muaj pushim të detyruar në futboll, por bëni kujdes. Uruguaianin mund ta keni shumë pranë në lokal, teksa jeni duke shijuar një birrë të ftohtë në këto muaj të nxehtë vere.
Një kompani kineze, me mjaft inteligjencë dhe nuhatje të mirë në treg është hedhur në aksion të menjëhershëm për të përfituar nga kafshimi më i famshëm i vitit.
Kjo që shikoni, fillimisht u shfaq thjesht si foto gazmore në vrullin e imazheve që shoqëruan dhëmbët e ngulur të Luis Suarez në shpatullat Giorgio Chiellinit, por tashmë është bërë realitet.
Në eBay, faqen më të njohur për shit/blerjet online, hapësja e birrave alla Luis Suarez gjendet për rreth 6 Paund.
Cmimi ndoshta nuk është shumë i lirë, por kuptohet që kompania do të përpiqet të përfitojë sa më tepër, sepse dhëmbët e Luis Suarez janë hiti i këtij Botërori.
Me të njëjtën fanellë që kishte ndaj Italisë, uruguaiani parashikohet të ketë shumë sukses në hapjen e birrave. Më në fund dhëmbët e bomberit po shërbejnë për diçka të mirë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





