Transmetuar më 05-07-2014, 17:36

Tifozët brazilianë janë ndarë mjaft të shqetësuar nga ndeshja e mbrëmshme ndaj Kolumbisë. Lojtari pothuajse kryesor i tyre, Neymar u lëndua dhe tani ka humbur Botërorin.
Ishte lojtari i Napolit, Cristian Zuniga, i cili e goditi 22 vjeçarin, dhe për këtë ai është kërcënuar. "Shko në shtëpi nëse nuk do të vdesësh", ishte një ndër fyerjet dhe kërcënim ndaj tij.
Kujtojmë se mbrëmë përfaqësuesja e Brazilit triumfoi me rezultatin 2:1 kundër Kolumbisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





